Të gjithë të interesuarit për të aplikuar për punë në Suedi dhe Norvegji mund ta bëjnë këtë përmes Qendrës Skandinave.

Ajo që kërkohet është një CV, një Letër Motivimi “Cover Letter” dhe diploma përkatëse nëse ekziston, të përkthyera në anglisht ose suedisht respektivisht norvegjisht.

Të gjithë të interesuarit duhet ta kenë parasyshë që jo të gjitha profesionet kanë të njejtat shanse për të hasur në interesim nga punëdhënësi suedez apo norvegjez. Poashtu duhet të kihet parasysh që në shumicën dërmuese të punëve të shpallura kërkohet gjuha vendore.

Kandidatët e interesuar do të ftohen në zyrat tona ku do t’u prezantohen disa punë të shpallura që përshtaten me vokacionin e kandidatit bashkë me këshilltarin e qendrës sonë do zgjedhin 10 nga to, për të cilat do të aplikohet.

Kosto e aplikimit për 10 punë është 200 EURO në rastet kur dokumentacioni i kandidatit është i gatshëm ndërsa 300 nëse kandidati zgjedh që dokumentacioni të përgatitet nga ne.

Për më shumë mund të na kontaktoni përmes faqes sonë në facebook: https://www.facebook.com/qendraskandinave/

ose përmes telefonit në Prishtinë +383 49 494 333
në Tiranë +355 69 317 3747

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Post comment