Mjek në Suedi
Për stafin mjekësor me shkollim jashtë vendeve të BE-së Suedia ka vënë procedura të qarta që duhen kaluar për të marrë një lisencë punë në këtë vend.
Fillimisht duhet nostrifikimi i diplomës.
Për këtë nevojitet dokumentacioni në vijim:
Diploma
Planprogrami
Certifikata e notave
Kopja e pasaportës
Në rastet e ndryshimit të mbiemrit kërkohet një vertetim per ndryshim mbiemri (Certifikata e martesës
Dokumente shtese por jo te domosdoshme: Vertetim per pervojen e punes nese keni, licenca nese keni.
Dokumentet dorezohen në zyrën tonë në Prishtinë ose Tiranë.
Brenda 10 ditesh merrni konfirmim me email nga organet suedeze që dokumentet tuaja janë pranuar.
Paralelisht duhet te fillohet me kursin e gjuhës, meqe testet pasuese janë në gjuhën suedeze.
1. Pas konvertimit të diplomës do te hyni ne test teorik te profesionit mjekësor që zotëroni, në Suedi.
2. Pas testit teorik do të hyni në testin praktik që poashtu mbahet në Suedi.
3. Pasi t’i kaloni këto dy teste do të bëni 6 muaj praksë në një institucion shëndetësor në Suedi.
Në fund liencoheni me lisencë pune suedeze.
Kohëzgjatja e shqyrtimit të dokumentacionit për nostrifikim është 5 muaj.
Shërbimi yne për aplikim për konvertim diplome kushton 100 euro.
Qendra Skandinave ju përcjellë gjatë gjithë procedurave, duke ju ofruar njohuri, literaturë për përgatitjen e testeve dhe ndihmë në punësim.
Në qendrën tonë mund të mësoni edhe gjuhën si dhe të bëni testin e gjuhësTISUS që është i pranuar për lisencim në fushën e mjekësisë.
Për pyetje shtesë na shkruani në faqen tonë në Facebook (https://www.facebook.com/qendraskandinave/?ref=bookmarks)
ose në Prishtine +383 49 494 333
Tiranë +355 69 317 3747