Kurse të gjuhës suedeze në tri nivele.
Në Prishtinë dhe Tiranë
Kursi standard (dy herë në javë nga 120 minuta) 150 EURO në muaj, literatura e përfshirë. (Gjatë pandemisë kemi një zbritje dhe çmimi është 125 EURO në muaj)
Niveli i parë që përmbanë A1&A2 zgjat 4 muaj.
Niveli i dytë (B1&B2) 4 muaj.
Niveli i tretë (C1+) 4 muaj.
Pas secilit nivel mbahet një test dhe jepet një certifikatë ku përfshihet edhe vlerësimi i testit sipas kornizës europiane për vlerësimin e njohurive në gjuhë të huaja CEFR.
Grupe të reja krijohen çdo muaj ose çdo dy muaj.
Qendra Skandinave përdor planprogramet zyrtare suedeze për mësimin e suedishtes nga të huajt dhe është e vetmja qendër e lisencuar për mbajtjen e kurseve dhe testeve në gjuhën suedeze.
Poashtu Qendra Skandinave është e vetmja e autorizuar për mbajtjen e testit TISUS, që është test i nivelit akademik për gjuhën suedeze.
Mësimdhënësit tanë kanë bërë shkollimin e lartë dhe kanë përvojë të punës akademike në institucionet suedeze.
Kandidatët e niveleve A dhe B i nënshtrohen në Prishtinë ose Tiranë një testi të përpiluar nga Folkuniversitetet në Stockholm, ndërsa kandidatët e nivelit C1 do t’i nënshtrohen testit TISUS.
Për regjistrim apo më shumë informacione na kontaktoni në:
Prishtinë +383 49 494 333 (viber, whatsapp)
Apo edhe në faqen tonë në Facebook https://www.facebook.com/qendraskandinave/