Have a question?
Message sent Close
NJOHJE DIPLOME NË FINLANDË

Të gjitha diplomat e të gjitha fakulteteve që kanë qenë të akredituara në kohën e marrjes së diplomës mund të njihen në Finlandë. (Përveç diplomave të Fakulteteve mjekësore që duhet të lisencohen shiko KËTU)

 Dokumentet e nevojshme për validim diplome në Finlandë

1. Diploma
2. Dokument që specifikon përmbajtjen e studimeve p.sh. transkript/planprogram (merret në fakultet)
3. Lista e notave
4. Kopje e faqes së identitetit të pasaportës suaj
5. Nëse keni ndryshuar mbiemër, një dokument që verifikon ndryshimin e emrit (Certifikatë Martese) Nëse dokumentet origjinale nuk e kanë përkthimin në anglisht atëherë duhet të përkthehen nga një përkthyes zyrtar në anglisht ose finlandisht.

Pagesa për aplikimin është 185 euro.
Pas pranimit të aplikimit do të merrni një faturë nga Ministria e Finlandeze e Arsimit për fillimin e procesimit të lëndës që është 80 EURO. Pasi të ketë një vendim, Ministria e Finlandeze e Arsimit (që mund të zgjasë deri në tre muaj) ua dërgon faturen finale për pagesë që është 210 EURO.

Kostoja e përgjithshme e njohjes së diplomës në Finlandë është 475 EURO.

Dokumentacionin mund ta sillni në zyrën tonë për skanim ose mund ta dërgoni të skanuar në:
office@qendraskandinave.com

Për regjistrim apo më shumë informacione na kontaktoni në: 

Prishtinë +383 49 494 333 (viber, whatsapp)
Tiranë +355 69 683 5167 (whatsapp)

Mund të na shkruani edhe në faqen tonë në
Facebook  apo në Instagram 

    Open chat
    Si mund te ju ndihmojme ?